Aktualitet
I vodhi 17 mijë euro vëllait dhe bleu makinë, arrestohet 38-vjeçari. Procedohet edhe gruaja e tij
Tetë muaj pasi i vodhi vëllait 17 mijë Euro në banesë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 38-vjeçarin e shpallur në kërkim. E.M. nga fshati Bathës akuzohet për vjedhje, ndërsa policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe bashkëshorten e tij pasi dyshohet si bashkëpunëtore në vjedhjen e parave.
Më 23 Prill, 38-vjeçari vodhi në banesën e vëllait 17 mijë Euro. Me këto para dyshohet se ai bleu një makinë, automjet që sot ëstë sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#vodhi #mijë #euro #vëllait #dhe #bleu #makinë #arrestohet #38vjeçari #Procedohet #edhe #gruaja #tij
Java News