Aktualitet
Dy opsionet e Sylvinhos për largim nga kampi, lista përfundimtare e Shqipërisë mësohet pas miqësores

Kombëtarja e Shqipërisë sonte zhvillon miqësoren e fundit para ndeshjeve të Euro-s 2024 kundër Azerbajxhanit.
Pikërisht pas kësaj miqësoreje, Sylvinho pritet ta shpallë listën zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian.
Në listën e trajnerit brazilian janë 27 lojtarë, por që një duhet të largohet dhe dy opsionet e Sylvinhos janë Elhan Kastrati dhe Simon Simoni.
Kujtojmë se Shqipëria luan ndeshjen e parë në grup kundër Italisë. Më 15 qershor ora 21:00, kuqezinjtë do tentojnë surprizën e parë në Gjermani.
#opsionet #Sylvinhos #për #largim #nga #kampi #lista #përfundimtare #Shqipërisë #mësohet #pas #miqësores
gazetablic.com