Aktualitet
Një 13-vjeçar përfundoi në spital, dalin pamjet nga sherri i të rinjve para pallatit të sportit “Asllan Rusi” (VIDEO)

Publikohen pamjet jashtë ambienteve të pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku 5 adoleshentë u përleshën me njëri-tjetrin pas një ndeshjeje.
Mësohet se një 13-vjeçar ka përfunduar në spital pasi mësohet se është rrahur me rripin e pantallonave, grushte e sende të tjera të forta.
Në video duket momente kur ndërhyjnë punonjësit e policisë, të cilët shoqërojnë në komisariat adoleshentët.
Kujtojmë se konfliktet mes adoleshentëve kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ku ende e freskët është ngjarja ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
/S.T
#Një #13vjeçar #përfundoi #në #spital #dalin #pamjet #nga #sherri #të #rinjve #para #pallatit #të #sportit #Asllan #Rusi #VIDEO
Java News