Life Style

AI do na lërë pa punë? Eksperti parashikon profesionin më të kërkuar të së ardhmes: Do të na paguajnë…

Inteligjenca Artificiale është risia që çdo ditë përparon, zhvillohet duke e bërë hera-herës ‘të pakapshme’ dhe të pakuptueshme. Ndikimi i saj në jetën e përditshme ka filluar të ndihet pasi shpesh njerëzit po zgjedhin më shumë ChatGPT për të bërë kërkime sesa motorët e zakonshëm të kërkimit, janë krijuar robotë që mund të kryejnë ndërhyrje apo detyra të ndryshme duke përdorur IA dhe lista vetëm rritet.

Me zhvillimin, ndihet edhe frika e zëvendësimit të burimeve njerëzore nga Inteligjenca Artificiale apo fokusimin e punësimit dhe degëve të së ardhmes te teknologjia. Kjo mund të ndryshojë tërësisht tregun dhe sipas ekspertit Tomi Kallanxhi i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, profesionet e së ardhmes do të jenë ndjenjat tona.

Tomi Kallanxhi: Unë besoj që profesionet e së ardhmes do të jenë ato profesione që tani janë vullnetarizëm, për shembull, të ndihmosh njerëzit. Për shembull, të dhënët dashuri dhe të krijuarit romanca, ndoshta në të ardhmen do të jetë profesion. Ndoshta emocionet në të ardhmen do të jenë ato që do të paguhen më shtrenjtë, çdo gjë mund ta kemi, por emocionet ndoshta në të ardhmen nuk do t’i kemi.

The post AI do na lërë pa punë? Eksperti parashikon profesionin më të kërkuar të së ardhmes: Do të na paguajnë… first appeared on JavaNews.al.

#lërë #punë #Eksperti #parashikon #profesionin #më #të #kërkuar #të #së #ardhmes #të #paguajnë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button