Aktualitet

E rëndë në Greqi: Burri vret ish-gruan dhe më pas veten

Një 43-vjeçar në Greqi ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten.

Mediat greke bëjnë me dije se shkak i kësaj tragjedie ishte mospranimi i ndarjes nga autori i ngjarjes. Çifti kishin së bashku dy fëmijë. Ish-bashkëshorti ka qëlluar viktimën me pushkë në banesën e saj.

Vajza 13-vjeçare e çiftit, e cila ka vënë re të atin, ka filluar të bërtasë.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës, duke qëlluar mbi 36-vjeçaren nga xhami i përparmë i mjetit.

Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës së ish-bashkëshortes dhe ka vrarë veten.

/a.r

#rëndë #në #Greqi #Burri #vret #ishgruan #dhe #më #pas #veten
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button