Aktualitet
Elbasan I vodhi çantën e dorës 67-vjeçarit, në pranga autori

Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23.07.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L., gjetën të fshehura dhe sekuestruan çantën me sende personale, të 67-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.
#Elbasan #vodhi #çantën #dorës #67vjeçarit #në #pranga #autori
Java News