Kontraceptivi eksperimental për meshkujt shënon suksesin e parë

Një kontraceptiv i injektueshëm, jo-hormonal për meshkujt ka treguar se mund të zgjasë deri në 2 vjet.
Kontraceptivi i quajtur Adam është një hidroxhel i tretshëm në ujë që implantohet në kanalet e spermës për ta ndaluar përzierjen me lëngun spermatik, raporton The Guardian.
Contraline, kompania që ka krijuar kontraceptivin, thotë se kjo qasje është një alternativë e kthyeshme krahasuar me prezevativët dhe vazektominë pasi hidroxheli shpërbëhet pas një periudhe të caktuar duke mundësuar rikthimin e fertilitetit.
Kompania ka publikuar detajet e fazës së parë të eksperimentit klinik ku tregon se Adam mund të bllokojë me sukses lëshimin e spermës për 24 muaj pasi në lëngun spermatik nuk dallohet asnjë gjurmë e saj.
Gjthashtu, përmennd se nuk janë vënë re efekte anësore.
Kevin Eisenfrats, themeluesi i kompanisë thotë se 24 pjesëmarrësit në eksperiment janë regjistruar në momente të ndryshme kohore. Implanti vendoset përmes një procedure minimalisht invazive që zgjat jo më shumë se 10 minuta dhe realizohet përmes anestezisë lokale.
Adam nuk është kontraceptivi i parë që mund të bllokojë kanalet e spermës, por sipas Eisenfrats, implantet e tjera përdorin materiale që nuk shpërbëhen. Ai thotë se ka pak të dhëna që tregojnë rikthimin e fertilitetit, por ka edhe shqetësime nëse këto implante mund të lënë shenja dhe të 1#ojnë drejt sterilitetit.
Sipas tij, në eksperimentet te kafshët hidroxheli është shpërbërë, ndërsa dozat më të ulëta te meshkujt tregojnë periudhë më të shkurtër veprimi.
“Këtë mund ta mendosh si një pajisje intrauterine për meshkujt”, thotë Eisenfrats duke shtuar se pas 2 vitesh, personi mund të vendosë nëse do ta ribëjë.
Ekipi shkencor po punon për të mundësuar heqjen e kontraceptivit sipas dëshirës. Gjithashtu pacienti mund të bëjë një test sperme në shtëpi për të kontrolluar nëse kontraceptivi funksionon ende.
#Kontraceptivi #eksperimental #për #meshkujt #shënon #suksesin #parë
Java News