Aktualitet
Dibër/ Arrestohet 47-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur

Një 47-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. 47-vjeçari, i identifikuar me inicialet Q.Gj, është pikasur dhe prangosur nga policia rrugore në Dibër.
“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin Q.Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur.”-njofton policia.
Blutë bëjnë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
#Dibër #Arrestohet #47vjeçari #drejtonte #automjetin #në #gjendje #të #dehur
Lapsi