Aktualitet
U eliminuan në raundin e dytë të Conference League/ Vetëm 3 ditë pushim për të kuqtë, Partizani rikthehet javën e ardhshme në stërvitje

Partizani mbylli ditën e enjte rrugëtimin e tij në Conference League. Të kuqtë u eliminuan në raundin e dytë të këtij turne, teksa u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 0-2 nga Iberia 1999. Tashmë stafi i kryeqytetasve ka vendosur që ekipi të bëjë 3 ditë pushsim. Një mënyrë kjo që lojtarët të shplodhen dhe të rifitojnë energjitë e shpenzuara para startit të Superiores.
Orges Shehi do të zbresë sërish skuadrën në fushë ditën e hënë, ku do të nisin saktësisht përgatitjet për Superioren. Kujtojmë se objektivi kryesorë i të kuqve është titulli kampion.
#eliminuan #në #raundin #dytë #të #Conference #League #Vetëm #ditë #pushim #për #të #kuqtë #Partizani #rikthehet #javën #ardhshme #në #stërvitje
Java News