Aktualitet

Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, nis lundrimi i linjave të dyfishta me Italinë

Numri i lartë i pasagjerëve gjatë ditëve të festave ka bërë që të rinisë funksionimi i linjave të dyfishta të trageteve. Sipas të dhënave, fluksi është më i lartë në hyrje nga brigjet italiane për shkak të emigrantëve të cilët vijnë për pushime në Shqipëri, por edhe si pasojë e numrit në rritje të turistëve.

Autoriteti Portual në Durrës ka marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin.

Numri më i lartë i pasagjerëve në hyrje pritet të zgjasë deri në datën 28 dhjetor, ndërsa pas vitit të ri numri më i lartë i pasagjerëve pritet të jetë në dalje të vendit në ditët e para të janarit.

#Kthimi #emigrantëve #për #festat #fundvitit #nis #lundrimi #linjave #të #dyfishta #Italinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button