Aktualitet
FOTO/ Motori që drejtonte u përplas me makinën, ky është 22-vjeçari që humbi jetën në Vlorë

I riu në foto është Fatjon Kasaj, 22-vjeçari i cili humbi jetën pas aksidentit të ndodhur në Vlorë ditën e djeshme.
Motori që drejtohej nga 22-vjeçari Kasaj u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë, Kasaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti u shënua rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
#FOTO #Motori #që #drejtonte #përplas #makinën #është #22vjeçari #që #humbi #jetën #në #Vlorë
Java News