Aktualitet
Toka nuk gjen qetësi, tërmet i fortë në 03:18 të mëngjesit në Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Akçadag të Malatyas, njoftojnë mediat turke.
Sipas informacioneve të marra nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 03:18 të mëngjesit, me epiqendër në lagjen Akçadag.
Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash nën tokë, ka shkaktuar shqetësim afatshkurtër, raporton Haberturk. Nuk dihet nëse ka dëme.
/a.r
#Toka #nuk #gjen #qetësi #tërmet #fortë #në #të #mëngjesit #në #Turqi
Java News