Sport
Gjimshiti zbret në fushë nga minuta e parë, Ançeoti zbulon skemën me Mbapenë në formacion –

Mbrëmjen e sotme luhet Super Kupa e UEFA-s. Duke nisur nga ora 21:00, Reali i Madridit dhe Atalanta do të përballen për trofeun e parë të këtij sezoni. Berat Gjimshiti do të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë dhe do të ketë detyrën e vështirë të ndalë yje të klasit botëror si Mbapeja, Viniciusi, Rodrigo apo Bellinghemi.
Në krahun tjetër, Ançeloti ka zgjedhur artilierinë e rëndë për këtë finale. Trajneri italian ka zbuluar skemën se si do të luajë skuadra e tij me ardhjen e Kilian Mbapesë. Ylli francez do të luajë në rolin e qendërsulmuesit, duke i lënë vendin Viniciusit dhe Rodrigos në krahë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Gjimshiti #zbret #në #fushë #nga #minuta #parë #Ançeoti #zbulon #skemën #Mbapenë #në #formacion
SportExpress