Aktualitet
Nivel historik! Euro gjen “normalitetin” e ri, fiksohet në 99.86 lekë

Euro vijon të qëndrojë në nivele historike. Për 99.86 lekë është këmbyer monedha europiane në 24 orët e fundit sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë duke mos ngritur kokë.
Akoma më i ulët është çmimi në blerje i kësaj monedhe e cila po këmbehet për 99.55 lekë ndërsa në shitje për 100.16 lekë.
Si monedha e përbashkët euro edhe valutat e tjera të huaja vijojnë rënien e mëtejshme.
Dollari amerikan këmbehet për 9.58 lekë, paundi britanik 116.4 lekë ndërsa franga zvicerane rreth 105 lekë.
#Nivel #historik #Euro #gjen #normalitetin #fiksohet #në #lekë
JavaNews