Aktualitet

Frikë për luftë Iran-Izrael, SHBA dërgon nëndetësen me raketa dhe aeroplanmbajtësen

Shtetet e Bashkuara dërgojnë një nëndetëse me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme, teksa tensionet në rajon vijojnë të rriten.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha gjithastu se një aeroplanmbajtëse që ishte nisur drejt zonës do të mbërrinte atje më shpejt. Lëvizjet vijnë mes frikës për një zgjerim të rrezikshëm të konfiktit rajonal, pas vrasjes së liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut nga Izraeli.

Ato sinjalizojnë vendosmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur aleatin e vet, Izraelin, nga çdo sulm i Iranit, me Austin që e bëri të qartë se SHBA do të ndërmerrte çdo hap të mundshëm: “Sekretari Austin ritheksoi angazhimin e SHBA për të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të mbrojtur Izraelin dhe njoftoi fuqizimin e pranisë ushtarake dhe aftësive amerikane në Lindjen e Mesme përballë rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve”.

Siç thuhet në deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes ka urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln e cila mban avionë lufte F-35C të përshpejtojë udhëtimin për atje. Irani po vëzhgohet nga afër për çdo sinjal të mundshëm se si mund t’i përgjigjet vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, më 31 korrik.

Iranianët fajësojnë Izraelin dhe janë zotuar ta ndëshkojnë atë. Sakaq, një tjetër sulm i mundshëm mund të vijë nga Hezbollahu, milicia e mbështetur nga Irani në Liban. Grupi është zotuar të kundërpëgjigjet ndaj vrasjes së komandantit të lartë Fuad Shukr. Analistët vlerësojnë se duke bërë publike dërgimin e forcave ushtarake në rajon, SHBA synojnë të parandalojnë Iranin dhe Hezbollahun, por sipas tyre ka tregues që Teherani po planifikon diçka dhe mund të sulmojë.

Edhe pse Uashingtoni po lobon shumë për një armëpushim, Hamasi reagoi të dielën në mbrëmje se çdo bisedim për paqen duhet të bazohet në planet e mëhershme në tryezë, e jo në negociata të reja.

/a.r

#Frikë #për #luftë #IranIzrael #SHBA #dërgon #nëndetësen #raketa #dhe #aeroplanmbajtësen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button