Humbi jetën pasi u dhunua nga Denis Meçe, dalin pamjet nga momentet e fundit të 42-vjeçarit në Pogradec (VIDEO)

Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Eglantin Proga.
Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.
Teksa si fillim u tha se kishte dyshime që personi në fjalë kishte qenë i dehur dhe kishte rënë përtokë pa ndjenja, një ditë më vonë u zbulua se ai ishte dhunuar. Aktualisht pas hekurave ndodhet 29-vjeçari dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
#Humbi #jetën #pasi #dhunua #nga #Denis #Meçe #dalin #pamjet #nga #momentet #fundit #të #42vjeçarit #në #Pogradec #VIDEO
Java News