Aktualitet
“Fast and Furious”/ Aksident i frikshëm në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë, makina përfundon mbi ndarësen metalike, një prej të plagosurve drejt Traumës

Aksident në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Dervenit.
Një Mercedes me targa italiane me drejtues E.B., është përplasur me një ‘Ford’ me drejtues V.D.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar njeri nga drejtuesit e mjeteve. Nga goditja njëra nga makinat ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në qendrën shëndetësore Fushë-Krujë pasi është në gjendje shoku.
#Fast #Furious #Aksident #frikshëm #në #superstradën #FushëKrujëThumanë #makina #përfundon #mbi #ndarësen #metalike #një #prej #të #plagosurve #drejt #Traumës
Java News