Aktualitet

Flakët rrethojnë kryeqytetin grek, digjen disa banesa! Zjarret nuk kursejnë as Stambollin: Shkrumbohen makina dhe…

Zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkohësisht në 3 zona periferike të Athinës dhe kanë vënë në alarm jo vetëm zjarrfikëset, por edhe gjithë infrastrukturën shtetërore greke.

Sipas forcës zjarrfikëse, zjarret në këtë moment po përhapen në zonat Barnaba, Eretria dhe Megara.

Deri tani janë djegur disa banesa ndërsa u desh ndërhyrja e policisë dhe ambulancave për të dërguar në spital 10 persona me vështirësi në frymëmarrje.

Mbrojtja civile njoftoi banorët që të jenë të gatshëm për t’u larguar nga zona, kurse forca të shumta policore kanë mbyllur kalimet që të çojnë atje.

Për shkak të erës të fuqishme që fryn në zonën e Atikës, janë vënë re vështirësi në përdorimin e mjeteve fluturuese.

“Operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë natës”, njoftoi mbrojtja civile. Për 48 orët e ardhshme, zonat e Atikës janë vlerësuar me rrezikshmëri 5, niveli më i lartë i alarmit kundra zjarrit në vend.

Ndërkohë një zjarr i madh ka rënë në lagjet Avcılar dhe Ümraniye të Stambollit.

Sipas mediave të huaja, zjarri i rënë në zonën e gjelbëruar pranë Pallatit të Dasmave në Ümraniye, duke shkaktuar panik te qytetarët. Punonjësit e tregut ngjitur me parkingun dhe pallatin e dasmave kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa disa mjete janë djegur.

Ndërkohë panik nga zjarri kanë përjetuar edhe qytetarët që në ato momente kanë marrë pjesë në dasmat e të afërmve të tyre.

/a.r



#Flakët #rrethojnë #kryeqytetin #grek #digjen #disa #banesa #Zjarret #nuk #kursejnë #Stambollin #Shkrumbohen #makina #dhe..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button