Shëndeti

Ndalohet dypunësimi për mjekët në 6 spitale! Preket QSUT dhe ata të kartës së autonomisë financiare

Dalin të tjera detaje nga ndryshimet që qeveria ka propozuar në ligjin për Urdhrin e Mjekut me qëllim shmangien e abuzimeve me pacientët. Në bazë të këtyre ndryshimeve Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë për t’u punësuar pranë një institucioni privat.

“Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë pranë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar, për tu dypunësuar në një institucion privat”.

Kjo dispozitë ligjore prek bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhe 5 spitale të tjera në vend që u është dhënë karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, si spitali memorial I fierit dhe spitalet rajonalë Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër.

Ligji për Urdhrin e Mjekut ndryshoi pas asaj që u zbulua në Spitalin Onkologjik. Ndryshimet ligjore prekin edhe shefat e shërbimeve të cilëve gjithashtu nuk u lejohet dypunësimi.

/a.r

#Ndalohet #dypunësimi #për #mjekët #në #spitale #Preket #QSUT #dhe #ata #të #kartës #së #autonomisë #financiare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button