Aktualitet
Nuk dështojnë super yjet, ShBA-ja e fiton të artën në basketboll

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpallur kampion të Lojërave Olimpike në sportin e basketbollit.
Amerikanët me super yjet e tyre, Steph Curry, LeBron James, Kevin Durant e të tjerët shënuan fitore në finale.
ShBA-ja e mundi Francën në garë për medaljen e artë me rezultat 98:87, shkruan Gazeta Express.
Prej fillimit e deri në fund, amerikanët patën epërsinë dhe nuk e humbën atë.
Çereku i parë u mbyll me shifrat 20:15, kurse në pushimin mes pjesëve dy ekipet shkuan me rezultatin 49:41.
Çereku i tretë ishte më i miri për francezët, që e fituan me shifrat 25:23, por që Amerika nuk lejoi befasi dhe në fund iu gëzua medaljes së artë.
#Nuk #dështojnë #super #yjet #ShBAja #fiton #të #artën #në #basketboll
gazetablic.com