Aktualitet
Medalja e parë olimpike për Shqipërinë, Rama: Punë e shkëlqyer e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi Shqipëria ia doli që të fitojë për herë të parë medalje bronzi në Lojëra Olimpike me anë të mundësit Chermen Valiev.
“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit, për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës”, shkruan Rama.
#Medalja #parë #olimpike #për #Shqipërinë #Rama #Punë #shkëlqyer #Komitetit #të #Rilindur #Olimpik #Shqiptar
Java News