Aktualitet

“Frikë” nga azili, të moshuarit në Shqipëri duan të jetojnë me fëmijët

Çdo vit në shtëpitë e të moshuarve numri i përfituesve vjen shtohet. 326 persona janë strehuar ne 6 institucionet rezidenciale shtetërore për të moshuar, për vitin 2023.

Kjo shifër ka ardhur duke u rritur krahasuar me viti 2021, kur ishin 286 përfitues. Pavarësisht shtimit të numrit, vetë të moshuarit  thonë se nuk do të pranonin të jetonin në këto institucione, duke i mbajtur shpresat te fëmijët dhe të  jetuarit së bashku me ta.

Zgjidhje më të mirë se azili, shumë të moshuar shohin shërbimin e marrë në shtëpi nga një person me pagesë.

Sociologu Gëzim Tushi thotë se ky ndryshim ndikon në gjendjen emocionale të të moshuarve. Familja moderne, thotë ai,  po nxit braktisjen e të moshuarve.

Ne vendin tonë janë 6 shtëpi të moshuarish të cilat kanë në total 325 shtretër. Interes nga të moshuarit ka edhe për  institucionet ditore, ku marrin shërbimet më të domosdoshme.

Sipas të dhënave të Censit, 1 në 5 individë në vendin tonë janë të moshuar, ndërsa 61 mijë rezulton se jetojnë vetëm.

/a.r

#Frikë #nga #azili #të #moshuarit #në #Shqipëri #duan #të #jetojnë #fëmijët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button