“Donin të më sulmonin”, serbët e veriut debatojnë ashpër me zv/komandantin e Policisë së Veriut

Disa qytetarë serbë kane debatuar ashpër me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani para fillimit të takimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut për bashkëbisedim me aktivistë me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Një qytetar serb i iu drejtua Elshanit duke thënë se, sapo u arrestuan serbët tek sheshi “Braca milic’, kjo nuk ka kuptim’.
Në përgjigje të këtij konstatimi, Elshani iu është përgjigjur se “ata kanë qenë duke kryer punën e tyre kur ju keni shkuar. Kjo është ajo që ia vlen”.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të jetë e mbyllur. Në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e komunës, ai tha se nuk ka arsye në aspektin e sigurisë që ura të mos hapet.
#Donin #të #më #sulmonin #serbët #veriut #debatojnë #ashpër #zvkomandantin #Policisë #së #Veriut
Java News