Noizy në qeli për dhunën ndaj personazhit të TikTok-ut, këngëtarët shqiptarë bëjnë gjestin e papritur ndaj tij

Pas arrestimit të tij me kërkesë të autoriteteve në Kosovë, shumë artistë shqiptarë janë vendosur krah reperit Noizy duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Mbrëmjen e djeshme Noizy dhe DJ i tij, DJ Crax, i cili quhet Bahtjar Bajraktari u arrestuan në Shëngjin nga policia shqiptare pasi ditë më parë u shpallën në kërkim nga autoritetet e Kosovës lidhur me sherrin e ndodhur në lokalin në Pejë ku u dhunua brutalisht Medi Iseni.
Pas arrestimit të tyre shumë reagime kanë ardhur nga këngëtarë të tjerë shqiptarë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të 37-vjeçarit.
Ata janë shprehur se Noizy ndodhet pas hekurave pa asnjë provë, ndërsa i kanë bërë thirrje drejtësisë dhe qytetarëve që të mbështesin reperin, i cili sipas tyre u sulmua dhe kërcënua familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale.
Në mesin e këtyre artistëve qëndron Fifi, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Stresi, Era Istrefi, Elgit Doda, Ronela Hajati e të tjerë.
#Noizy #në #qeli #për #dhunën #ndaj #personazhit #të #TikTokut #këngëtarët #shqiptarë #bëjnë #gjestin #papritur #ndaj #tij
Java News