Aktualitet
Aksident i rëndë në Elbasan! Përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, ku për pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçar.
Aksidenti ndodhi në rrugën Gracen, ku 62-vjeçari S. S., me automjetin e tij është përplasur me automjetin e të moshuarit N. S.
Si pasojë, nga aksidenti ka humbur jetën 72-vjeçari dhe është palgosur shtetasi G. B., pasagjer në automjetin e 62-vjeçarit, i cili është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Sipas policisë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r
#Aksident #rëndë #në #Elbasan #Përplasen #makina #humb #jetën #njëri #nga #drejtuesit
Java News