Sport

Frymëmarrje për merkaton e Barcelonës, mbërrijnë 40 milionë euro në arkat “blaugrana”

Injeksioni ekonomik iu shumëpritur për arkat e Barcelonës duket se më në fund ka mbërritur.

Sipas programit “Què T?hi Jugues”, klubi katalanas ka nënshkruar një operacion pasditen e së martës përmes të cilit një sponsor i klubit do të paguajë 40 milionë euro që fundi i investimeve “Libero” nuk i pagoi vitin e kaluar dhe që korrespondonte me 10 për qind të shitjes së “Barça Studios”. Tashmë mungon njoftimi zyrtar nga institucioni, i cili pritet në orët në vijim.

Barcelona kishte shumë muaj që punonte tashmë për këtë operacion, që më në fund u vulos këtë të martë në zyrat e klubit në Spanjë. Kjo shifër mund të jetë kyçe për të përballuar negociatat që klubi po bën për afrimin e lojtarëve të ndryshëm.

#Frymëmarrje #për #merkaton #Barcelonës #mbërrijnë #milionë #euro #në #arkat #blaugrana
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button