Aktualitet

Rama mesazh falënderimi pas takimeve në Mirditë, Lezhë, Kurbin e Kashar: Votoni numrin 5

ryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste, falënderoi sot gratë dhe vajzat, që ishin të pranishme në takimet elektorale në Mirditë, Lezhë dhe Kurbin, si edhe komunitetin e Njësisë 6 në kryeqytet, Lagjia 14 Kashar.

Rama solli momente nga takimet e ditës së sotme, ndërsa bëri thirrje për të votuar numri 5, ku renditet Partia Socialiste në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryeministri Rama nga takimet e sotme në Lezhë, Mirditë e Kurbin nënvizoi sërish rëndësinë e votës në 11 maj, për Shqipërinë 2030 në BE, përtej ndasive dhe fanelave politike.


Ndërsa, nga takimi në Tiranë me mbështetësit e PS, në Njësinë 6, me lagjet Kashar, Astir dhe Kombinat, Rama theksoi se Tirana është motori i ekonomisë shqiptare dhe kryeqytetit i duhet një forcë qeverisëse e dyfishtë për të çuar përpara projektet që pritet të realizohen në vazhdim.

#Rama #mesazh #falënderimi #pas #takimeve #në #Mirditë #Lezhë #Kurbin #Kashar #Votoni #numrin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button