Aktualitet

“Ndiqni patronazhistët hap pas hapi”/ Humbja në Himarë, Lefter Maliqi i zhgënjyer nga lidershipi i Berishës: Boll me fjalë! Zbrisni urgjent në bazë ose…

Opozita po kalon orët e zhgënjimit të madh pas humbjes së qartë të zgjedhjeve të pjesshme të Himarës dhe me një diferencë mbi 17% të kandidatit socialist Vangjel Tavo (kryebashkiaku i ri), ndaj rivalit të tij, biznesmenit Petro Gjikuria.

Shpallja e rezultatit zyrtarisht edhe nga KQZ pasoi reagime zhgënjyese nga disa eksponentë të rëndësishëm të opozitës, duke i drejtuar qartazi “shigjetat” e përgjegjësisë nga kryetari nën arrest shtëpiak i Partisë Demokratike pas marrjes së vulës me vendim gjykate, ish-kryeministri Sali Berisha.

I fundit që shpreh zhgënjimin e tij për humbjen dhe situatën ku gjendet opozita, është ish-deputeti i qarkut të Beratit, Lefter Maliqi. Në një postim në Facebook, ai thekson se “Himara është mësimi, ose pësimi i radhës”, duke apeluar për lidershipin e Opozitës, me të cilin është i zhgënjyer: “Boll vetëm me fjalë, koha e veprave, ndiqni kundërshtarët dhe patronazhistët hap pas hapi!”.

Postimi i Lefter Maliqit:

“Zgjohuni! Zbrisni urgjent në bazë, përballuni në fushë-betejë. Boll vetëm me fjalë, koha është e veprave. Himara mësim, ose pësimi i radhës!

Thirrje PD-së dhe liderëve të Opozitës:

Zbrisni në Bazë, krijoni struktura paralele me Rilindjen, evidentoni banditët, patronazhistët, shtoni radhët, shumëfishoni shtabet elektorale në çdo Bashki, në çdo “KZAZ”, vini përballë kundërshtarit të njëjtën përballje, madje më të madhe. Evidentoni dhe orientoni menjëherë mbështetësit për kartat e identitetit në gjithë vendin, që mos të ketë asnjë pa kartë identiteti të rregullt.

Detyra konkrete në çdo QV, evidentoni komisionerë, vëzhgues dhe përgatitini në mënyrë të detajuar, struktura mbrojtëse, lëvizëse në çdo QV, në çdo KZAZ, ndiqni kundërshtarët hap pas hapi, tre ditët e fundit patrullime natën dhe ditën e votimit në çdo QV të jenë mbi 6-7 veta para QV, plus kontrolleve, të cilët në fund të shoqërojnë nga pas kutitë e votimit në KZAZ, jashtë KZAZ mbështetësit tuaj të jenë më të shumtë se patronazhistët, të jeni vigjilent gjatë numërimit të votave për çdo fletë votimi. Duhet përballje e fortë, ose ndryshe pranoni Diktaturën!”.

#Ndiqni #patronazhistët #hap #pas #hapi #Humbja #në #Himarë #Lefter #Maliqi #zhgënjyer #nga #lidershipi #Berishës #Boll #fjalë #Zbrisni #urgjent #në #bazë #ose
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button