Aktualitet

Pas incidentit me Osmanin në aeroport, Albin Kurti niset drejt Shkupit

ËDisa ditë pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, është kryeministri Albin Kurti ai që do të qëndrojë për një vizitë zyrtare ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë takim nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kurti do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral.

Të premten, Prishtina zyrtare i dërgoi një notë proteste Shkupit për incidentin në Aeroportin e Shkupit në të cilin ishte përfshirë presidentja Vjosa Osmani.

#Pas #incidentit #Osmanin #në #aeroport #Albin #Kurti #niset #drejt #Shkupit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button