Aktualitet

“Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot”, Kreshnik Spahiu nuk kursehet ndaj Berishës: Sot donte t’i falte Himarën Greqisë, por…

Juristi Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu shkroi se kryetari I PD Sali Berisha, nuk mundi të fitojë zgjedhjet edhe pas aleancës me Athinën.

Ai shkruan se Berisha kërkoi t’I falte Greqisë edhe Himarën, pasi i fali 6 milje det dhe rezultatet e censit, por kjo nuk ndodhi.

Postimi:
Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:
– i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon
– i fali 6 varreza ushtrësh grek në jug të Shqiperise.
– i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
– i fali censusin me bazë erniko-fetare.
Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë

#Edhe #në #aleancë #Athinën #nuk #fitoi #dot #Kreshnik #Spahiu #nuk #kursehet #ndaj #Berishës #Sot #donte #falte #Himarën #Greqisë #por..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button