Aktualitet

Paradite në Shkup me Mickoskin, në mbrëmje Kurti në Taukbahçe për takim me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje sot organizon pritjen për mërgimtarë nga ora 20:00, në parkun Taukbahçe në Prishtinë.

Folës në këtë pritje do të jetë edhe Kurti, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sonte prej orës 20:00, në parkun Taukbahçe në Prishtinë (afër fushës së KF Rilindja) takohemi në pritjen e sivjetshme që kemi organizuar për mërgatën. Pjesëmarrës dhe folës në këtë takim do të jetë edhe Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Jeni të gjithë të mirëpritur, bashkë me familjet tuaja. Tregojuni edhe miqve, dhe shpërndajeni sa më shumë këtë ftesë.”

Kurti sot paradite do të jetë në Shkup bashkë me ministra, ku pritet të takohet edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.



#Paradite #në #Shkup #Mickoskin #në #mbrëmje #Kurti #në #Taukbahçe #për #takim #mërgimtarët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button