Aktualitet
Banorët e Shipolit pa ujë nga dje, KRU Mitrovica: Po punojmë intensivisht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit për rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se janë duke punuar për rikthimin e ujit të pijshëm në fshatin Shipol.
Ndërprerja ka ndodhur nga dje, teksa KRU Mitrovica ka thënë se po punojnë intensivisht.
“Ju njoftojmë se ekipet e KESCO-s së bashku me ekipet e ujësjellësit janë duke punuar intensivisht në rikthimin e furnizimit me energji të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol i cili qysh nga ora 21:20 e mbrëmjes së djeshme nuk është duke operuar”, thuhet në njoftimin e tyre.
#Banorët #Shipolit #ujë #nga #dje #KRU #Mitrovica #punojmë #intensivisht
gazetablic.com