Aktualitet

Rrefuzoi ofertën e Al-Rayyan, Gjimshiti nuk largohet nga Atalanta

Berat Gjimshiti pritet të qëndrojë tek Atalanta. Mediat italiane shkruajnë se kapiteni i Kombëtares dëshiron të vijojë te ekipi bergamask ku do të luajë edhe në Champions League pavarësisht ofertës disamilionëshe të skuadrës nga Katari, Al-Rayyan.

Ai është rikthyer në stërvitje me Atalanta ku është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026. Kartoni i Berat Gjimshitit vlerësohet rreth 10 milion euro.

Gjimshiti ka luajtur më shumë se 240 ndeshje me Atalanta ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asiste prej vitit 2016 ku u transferua nga Zurich. Gjimshiti ka qenë i huazuar edhe te Avellino e Benevento.

Sezonin e kaluar arriti të fitonte Europa League, madje e ngriti trofeun si kapiten.

#Rrefuzoi #ofertën #AlRayyan #Gjimshiti #nuk #largohet #nga #Atalanta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button