Aktualitet

Kartat e skaduara, qeveria i paralajmëroi qytetarët e Himarës që prej 22 Korrikut për aplikimin

Disa qytetarë në Himarë kanë pretenduar se janë duke u privuar nga e drejta për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë.

Kjo, pasi ata janë shfaqur përpara kutive të votimit me mjet identifikimi të skaduar, duke pretenduar se koha nga shpallja e datës së zgjedhjeve e deri tani nuk është e mjaftueshme për rinovim.

Omonia ishte e para që akuzoi se nuk ishin pajisur qytetarët me karta të reja dhe kompania bënte selektime në favor të qeverisë.

Por është ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, (aktualisht ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, prej datës 28 korrik), që e kishte paralajmëruar situatën.

Në një komunikim publik më datë 22 Korrik 2024, si Ministër i Brendshëm, nga zyrat e IdentiTek, Balla i ka bërë thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisjen e kartat e identitetit.

Madje ai ka urdhëruar dhe mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit, të shtunë e të dielë dhe po ashtu koha e prodhimit të kartës së re të realizohej brenda 48 orësh.

Edhe nëse aplikoje të enjten më 1 Gusht, sipas njoftimit dhe apelit të ish-ministrit të Brendshëm, mund ta merrje kartën e re të shtunën, më 3 Gusht. Pra mjaftoje të aplikoje për kartën e re deri në ditën e parë të muajit Gusht.

Ky reagim i 22 korrikut nxjerr blof edhe opozitën me deklaratat e saj politike, pasi tregon se votuesit dhe qytetarët e Himarës me karta të skaduara ishin të paralajmëruar dhe të njoftuar për afatet dhe procedurat.

#Kartat #skaduara #qeveria #paralajmëroi #qytetarët #Himarës #që #prej #Korrikut #për #aplikimin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button