Zgjedhjet në Himarë, në një QV persona të paautorizuar mbanin shënim emrat e votuesve

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi raporton dy incidente të ndodhura gjatë procesit të votimit sot në Himarë.
Në një QV persona të paautorizuar mbanin shënim emrat e votuesve. Pasi u raportua u ndërhy dhe personat u larguan.
Gjithashtu në Lukovë, në një QV nuk janë lejuar gazetarët të filmojnë. Për këtë rast Celibashi u shpreh shumë kritik ndaj komisionerëve duke i kujtuar se është e drejta e grupeve të xhirimit të filmojnë brenda në qendra votimi.
Kur mbyllet numërimi?
” Janë ngritur 4 grupe numërimi. Shpresojmë që në orët e para të mëngjesit do të jetë procesi i përfunduar. Ngelet për tu parë. E rëndësishme të respektohet afati ligjor ora 22:00 e ditës tjetër.
Nëse operohet më shpejt është e mirëpritur për të gjithë”, – tha Celibashi duke shtuar se ka komunikuar me partitë për të marrë masa me numëruesit në rastet kur është nevoja për ndërrimin e tyre, tha Celibashi që sot udhëtoi drejt Himarës për të monitoruar nga afër procesin e votimit.
#Zgjedhjet #në #Himarë #në #një #persona #të #paautorizuar #mbanin #shënim #emrat #votuesve
Java News