Aktualitet

Beleri, mesazh nga burgu në greqisht: Vëllezërit e mi minoritarë po bëjnë sot betejën përfundimtare

Ish-kryebashkiaku i arrestuar i Himarës, Fredi Beleri, nga burgu ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme që po mbahen sot në këtë Bashki.

Ai shkruan greqisht dhe flet me bindje për minoritet etnik grek, por në fakt Himara është dhe do të mbetet shqiptare.

“Nga qelia e burgut shqiptar ku qëndroj për 425 ditë, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që e kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme”, shkruan Fredi Beleri.

Tashmë një eurodeputet dhe i burgosur për shitblerje votash, Fredi Beleri uron Petro Gjikurinë për drejtimin e bashkisë që e fitoi dhe vetë në zgjedhjet e 14 Majit 2023, por nuk e gëzoi dot sepse u arrestua dhe dënua për blerje votash.

“Suksese nga zemra Petros Gikourias. Ai tashmë e ka dëshmuar veten si një bir i denjë i Himarës. Jam i sigurt se duart e tij do ta drejtojnë të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme. Suksese ne Omonia jonë”, vijon mesazhi i tij.

Mesazhi i plotë i Fredi Belerit:

Vendvotimet janë të hapura! Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po bëjnë betejën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre.

Nga qelia e burgut shqiptar ku qëndroj për 425 ditë, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që e kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më shprehën mbështetjen dhe më qëndruan në krah në këtë sprovë. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës parashtetërore dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.

Suksese nga zemra Petros Gikourias. Ai tashmë e ka dëshmuar veten si një bir i denjë i Himarës. Jam i sigurt se duart e tij do ta drejtojnë të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme.

Suksese ne Omonia jonë. Dhe një apel të fundit: shkoni në votime. Historia shkruhet nga ata që marrin pjesë. Pra, votime të mbara!

#Beleri #mesazh #nga #burgu #në #greqisht #Vëllezërit #minoritarë #bëjnë #sot #betejën #përfundimtare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button