Hoxhaj për vdekjen e historianes Emine Arifi Bakalli: Një grua model në emancipimin e gruas shqiptare

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë për vdekjen e profesoreshës së Universitetit të Prishtinës, Emine Arifi Bakalli.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, për z. Arifi-Bakalli tha se ishte një nga historianet më të shquara në Universitetin e Prishtinës, studiuese udhëheqëse mbi marrëdhëniet shqiptare-serbe dhe një grua model në emancipimin e gruas shqiptare, që besoi çdoherë dhe i shërbeu gjithnjë lirisë dhe pavarësisë së Kosovësy
“Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e Prof. Dr. Emine Arifi-Bakalli, një nga historianet më të shquara në Universitetin e Prishtinës, studiuese udhëheqëse mbi marrëdhëniet shqiptare-serbe dhe një grua model në emancipimin e gruas shqiptare, që besoi çdoherë dhe i shërbeu gjithnjë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! Pusho në paqe, zonjë e nderuar! Do të të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd në studimin dhe fuqizimin e identitetit shqiptar! Ngushëllime familjes, miqve dhe studentëve të saj! “, ka shkruar Hoxhaj.
#Hoxhaj #për #vdekjen #historianes #Emine #Arifi #Bakalli #Një #grua #model #në #emancipimin #gruas #shqiptare
gazetablic.com