Aktualitet

Himara në zgjedhje! Policia zbardh planin e masave për procesin: Vota e lirë, e garantuar!

Krahas KQZ-së, edhe Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që do të zhvillohet të dielën për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë Himarë.

Në Komisariatin e Policisë Himarë, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Shefi i Sektorit të Rendit në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Vlorë dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Himarë, zhvilluan instruktazhin me punonjësit e Policisë të angazhuar me detyra në procesin zgjedhor.

Punonjësve të Policisë iu komunikuan detyrat që ka secili prej tyre për ruajtjen e qendrave dhe materialeve të votimit, si dhe masat e ndërmarra me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e procesit gjatë procesit zgjedhor të datës 04 Gusht 2024.

I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor është i trajnuar për detyrat që ka dhe që kryen Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor.

Është miratuar nga KQZ-ja edhe lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor. Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

“Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë janë tejet të vendosura dhe të angazhuara për të mbajtur në kontroll të plotë gjithë territorin, me qëllimin e vetëm të sundimit të ligjit.”, njofton Policia.

KQZ-ja ndërkohë ka miratuar listën e  punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor. Në këtë proces zgjedhor do të angazhohen 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

Paralelisht në Himarë ka përfunduar edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit në prag të zgjedhjeve të nesërme.

Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale, kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik, si dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

#Himara #në #zgjedhje #Policia #zbardh #planin #masave #për #procesin #Vota #lirë #garantuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button