Sport

VIDEO/ Vetëm 22 sekonda lojë, Çiro Imobile shënon golin e tij të parë me Beshiktashin –

Gallatasarai dhe Beshiktashi po luajnë sot për trofeun e Superkupës së Turqisë. Finalja ka nisur me një gol të hershëm për bardhezinjtë. Vetëm 22 sekonda lojë i kanë mjaftuar Çiro Imobiles për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Beshiktashit.

Sulmuesi italian ka debutuar me gol, duke përfituar edhe nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar. Sapo doli një për një me portierin kundërshtar, Imobile nuk e pati aspak të vështirë të bënte atë që di të bëjë më mirë, ta dërgojë topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Vetëm #sekonda #lojë #Çiro #Imobile #shënon #golin #tij #të #parë #Beshiktashin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button