Sport

“Ne kroatët e mbajmë mend mirë nga Europiani në Hamburg”! Mënyra sesi prezantohet goli i Arbër Hoxhës, nuk e harrojnë dot… –

Në mbrëmjen e sotme është hapur sezoni i ri në kampionatin kroat. Dinamo e Zagrebit fitoi në shifrat 5-0 ndaj Istrës, ndërsa goli i parë ka ardhur nga Arbër Hoxha. Sulmuesi që shkëlqeu në Europian i ka marrë vendin Pjacës, që erdhi me bujë te Zagrebi, duke e spostuar në krahun e djathtë. Pikërisht ky ishte kombinimi që solli golin, Pjaca nga e djathta që kroson dhe Hoxha që shënon me kokë. Ky ishte goli i parë jo vetëm i Dinamo Zagreb, por goli i parë i ardhur në kampionatin kroat për këtë sezon.

“Tportal.hr” ka shkruar rreth këtij fakti interesant, ndërsa mes të tjerash veçohet: “Goli i parë në kampionatin tonë u shënua nga Arbër Hoxha, që ne kroatët e mbajmë mend shumë mirë nga Europiani, në Hamburg”. Flitet pikërisht për golin e barazimit të Gjasulës, që erdhi pas një aksioni individual të Hoxhës. /Sport Ekspres/



#kroatët #mbajmë #mend #mirë #nga #Europiani #në #Hamburg #Mënyra #sesi #prezantohet #goli #Arbër #Hoxhës #nuk #harrojnë #dot..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button