Aktualitet
Përfshihen nga zjarri një shtëpi dhe katër objekte përcjellëse në Novobërdë

Një burrë nga fshati Strazë e Novobërdës ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura shtëpia e tij dhe katër objekte përcjellëse të fqinjëve janë përfshirë nga zjarri.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.
“Fsh. Straza, Novobërdë 02.08.2024 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij, si dhe katër objekte përcjellëse të fqinjëve për rreth tyre. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
#Përfshihen #nga #zjarri #një #shtëpi #dhe #katër #objekte #përcjellëse #në #Novobërdë
gazetablic.com