Ibra i kënaqur me Fonsecan: Shoh përmirësime, pres një Pulisic më lider

Zlatan Ibrahimovic vlerësoi fazën parasezonale që po zhvillon Milani me portugezin Paulo Fonseca në krye, duke theksuar se kishte parë “përmirësime” pas dy fitoreve në testet kundër Manchester City (3-2) dhe Realit të Madridit (1-0).
“Deri më tani gjithçka po shkon mirë, por ne kemi një trajner të ri dhe duhet pak kohë që idetë të asimilohen nga ekipi”, ka thënë ish-lojtari i kuqezinjve, i cili tani është këshilltar i klubit.
Lexo edhe:
“E kam falur Enzon, ai nuk është racist! Ju tregoj bisedën që zhvilluam”
Mposhtet thellë në dy takimet nga Brondby, Llapi eliminohet nga Conference League
“Ky nuk është shansi i fundit”, Zaniolo prezantohet te Atalanta: Dua t’i shënoj Realit
McKennie larg Juventusit, lëvizin edhe gjigantët turq
“Duhet të jemi të durueshëm, por pas këtyre dy ndeshjeve tashmë mund të shohim përmirësime. Por është ende faza parasezonale. Këto ndeshje janë të shkëlqyera për djemtë, sepse u japin atyre më shumë adrenalinë dhe energji për të punuar shumë. Gjithçka është në rregull tani për tani”, përforcoi gjiganti suedez, që foli edhe për Pulisic.
“Ai pati sezonin më të mirë të karrierës së tij me ne, me shumë gola dhe asistime, por shpresoj që të bëjë diçka më shumë dhe të rritet si lider. Me një ekip të ri, na duhen lojtarë si ai”, tha Zlatani.
#Ibra #kënaqur #Fonsecan #Shoh #përmirësime #pres #një #Pulisic #më #lider
gazetablic.com