Prishet qetësia në Shkodër! Një person qëllon me armë ndaj disa të tjerëve, si iu shpëtuan plumbave

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Shkodër, në afërsi të bustit të Prekë Calit.
Raportohet se një shtetas i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë.
Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar si edhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të Viktor Markut.
Ndërkohë në një automjet tip BMW, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.
/a.r
#Prishet #qetësia #në #Shkodër #Një #person #qëllon #armë #ndaj #disa #të #tjerëve #shpëtuan #plumbave
Java News