VIDEO/ Redon Xhixha shënon golin e parë të sezonit për Karabakun, presioni ndaj portierit i shpërblehet me gol –

Karabaku po luan sot ndeshjen e parë në kampionat për sezonin 2024/25. Azerët janë duke udhëhequr kundër Arazit me rezultatin 0-3. Goli i parë për këtë edicion të ri të futbollit azer u shënua nga Redon Xhixha.
Sulmuesi shqiptar e nisi titullar përballjen e sotme, ku e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 6 të takimit. Xhixha i ushtroi presion portierit kundërshtar, çka u shpërblye në fund me një gol. Këmba e ish-lojtarit të Tiranës devijoi topin e gjuajtur nga portieri i Arazit, duke bërë që topi të kalonte vijën fatale të portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mövsümün ilk qolunu Redon Cica vurdu, Almeyda f?rqi art?rd? ??#azpfl #pfl #mislipremyerliqas? pic.twitter.com/m9B72GdRiz
— Az?rbaycan Pe??kar Futbol Liqas? (@Az_PFL) August 2, 2024
#VIDEO #Redon #Xhixha #shënon #golin #parë #të #sezonit #për #Karabakun #presioni #ndaj #portierit #shpërblehet #gol
SportExpress