“Jam turist”/ Arrestohet shqiptari në Francë, kapet duke shitur kokainë

Një 40-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë nga policia duke shitur kokainë në parkingun e një McDonald’s në Vannes të Francës të martën e 30 korrikut. Ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte.
40-vjeçari është befasuar të martën e 30 korrikut nga një patrullë policie teksa po shiste kokainë në parkingun e McDonald’s, blerësve të kontaktuar në platformat e internetit.
Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë. 40-vjeçari mbërriti në Francë në mes të korrikut, me pretendimin për të kaluar pushimet.
I gjykuar sipas procedurës së paraqitjes për pranimin paraprak të fajit, ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte më 1 gusht dhe menjëherë u burgos. Si masë shtesë i është ndaluar qëndrimi në Morbihan për një periudhë prej pesë vitesh, i janë sekuestruar nga gjykata automjeti, telefoni dhe 390 euro që kishte me vete.
#Jam #turist #Arrestohet #shqiptari #në #Francë #kapet #duke #shitur #kokainë
Java News