Aktualitet
Suspendimi i policëve, avokati Hoxha: Ka qenë një hap i ngutshëm

Avokati Valdet Hoxha përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me suspendimin e tre policëve.
Ai u shpreh se mendon që vendimi për suspendimin e tre zyrtarëve policor ka qenë i ngutshëm.
“Suspendimi ka qenë një hap i ngutshëm për shkak se tashmë pavarësisht epilogut të hetimit disiplinor, dëmi është bërë ndaj punonjësve të policisë dhe ndaj organizatës në tërësi me suspendimin e këtyre tre zyrtarëve të policisë”, u shpreh ai.
#Suspendimi #policëve #avokati #Hoxha #qenë #një #hap #ngutshëm
gazetablic.com