Në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

olicia e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim.
Artion Mane mësohet se u shpall në kërkim gjatë operacionit mbarëkombëtar “Tempulli 2”, pasi dyshohet se është i përfshirë në kultivim dhe shitje lëndësh narkotike.
“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.
#Në #kërkim #për #shitje #narkotikësh #arrestohet #20vjeçari #në #Durrës
Java News