Aktualitet

Shuhet zjarri në Shëngjin, Mbrojtja Civile: Në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura

Zjarri i cili prej 4 ditësh kishte përfshirë Shëngjinin, është shuar ditën e sotme. Kjo është bërë me dije nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ku theksohet se në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

“Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetëra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Po ashtu, për të shuar zjarrin pati edhe angazhim të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane.

#Shuhet #zjarri #në #Shëngjin #Mbrojtja #Civile #Në #ditë #angazhuan #efektivë #të #Forcave #të #Armatosura
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button