Aktualitet

Shala: Raporti i qeverisë me bizneset në një situatë krize të jashtëzakonshme!

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me atë se çfarë ka bërë Qeveria aktuale në raportë me bizneset në Kosovë, si dhe në lidhje me lehtësimin e bizneseve për procedurat për deklarim të qarkullimeve e përdorim të arkave fiskale.

Ai thotë se raporti i Qeverisë me bizneset është në një situatë krize të jashtëzakonshme.

“Çështja e problemeve ekonomike veçanërisht raporti i qeverisë me bizneset neset është në një situatë të një krize të jashtëzakonshme për shkak të atyre politikave që qeveria ka bërë në raport me bizneset e veçanërishtë me sektorin privat sepse për sektorin publikë tashmë bizneset neset është në një situatë të një krize të jashtëzakonshme për shkak të polite sektorit publikë janë të gjitha para falimentimit, por ajo që është më shqetësuese në këtë relacion është çështja e biznesve në sektorin privatë ku kanë një atakimë të jashtëzakonshëm me presion tepër të madhë, me përbuzje si bizneset e ish sistemit e shumë çka tjetër”, deklaroi ai.

“Në këtë realicon një shembull konkret sot mbi 400 kompani presin për licenca, presin për leje pune, presin për leje mjedisore pranë komisoneve rregullative KPMM dhe institucione tjera dhe që nuk marrin përgjigjien e merituar. Sot dhjetra biznese i nënshtrohen ndjekjes dhe persekutimit administrativ duke u aliduar që janë të tij apo atij oligargu.  Relacioni i bizneseve në Kosovë me qeverinë është në shkallën më të ulët të mundshme të komunikimit institucional juridik dhe administrativ”, tha ai.

Shala thotë se në këto politika ne nuk kemi parë asnjë veprim konkret tash e katër vite.

“Definitivisht çështja e institucionalizimit të gjithë veprimtarisë biznesore me anë të politikave të mirëfillta, me anë të politikave të cilat i nënshtrohen një debati, me anë të politikave që janë konformë legjislacionit dhe tregut të punës, konformë ekonomisë së tregut të lirë dhe konformë nevoje dhe kushteve që bizneset mund të operojnë dhe zhvillohen në Kosovë. Në këto politika ne nuk kemi parë asnjë veprim konkret tash e katër vite”, përfundoi deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për , u deklarua edhe ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ,Safet Gërxhaliu.

Ai thotë se viteve të fundit Kosova është e dominuar më shumë nga agjenda politike se sa ajo e agjendës ekonomike.

“Është më së e vërtetë që viteve të fundit Kosova shumë më tepër është e dominuar nga agjenda politike sesa me agjendë ekonomike, në një shtet ku dominon agjenda politike ka pak hapsirë për prosperitet. Në këtë drejtim besoj karakteristka kryesore e viteve të fundit është një varrosje e dialogut qoftë mes pozitës dhe opozitës , qoftë në aspektin e nivelit lokal apo qendrorë mbi të gjitha është varrosë dialogu në aspektin social dhe publiko privat. Aty ku nuk ka dialogë të mirëfilltë, ka politika të shpejta, politka adëhokë, politika që janë shumë më tepër të promovuar për një marketing politk sesa si substancë zhvillimore. Prandaj besojë që një ndër prioritet kryesore të çdo qeverie që do të vijë në të ardhmën duhet të jetë avcancimi i dialogut, sepse vetëm përmes një dialogu të mirëfilltë mund të ketë ligje dhe vendime të cilat do të jenë në funksionë të zhvillimit”, deklaroi ai.

Gërxhaliu, thotë se parametrat ekonomikë në Kosovë janë shqetësues dhe se ekonomia duhet të jetë prioritet ndër prioritete.

“Parametrat ekonomikë në Kosovë janë shqetësues dhe besojë që ekonomia duhet të jetë prioritet I prioriteteve edhe pse është e pamundur të mendohet që do të kemi prosperitet ekonomikë derisa do ta kemi dominimin e agjendës politike, derisa të kemi mungesë të sigurisë politike,dhe në këtë drejtim vetë fakti që nuk ka investitorë dhe investime të huaj besojë që është mjerimi më I madh që e ka katandisur Kosovën dhe qasja e qeverisë që të jemi të barabartë me varëfërinë e anashkalon dhe varrosë dialogun, e anashkalon sektorinë privatë dhe definitivisht e dëmton çdo pore të shoqërisë qoftë në aspektinë ekomonikë, qoftë social, qoftë integrues por mbi të gjitha imazhin e saj kur krejt kësaj I shtohet që jena një shtetë me masa dhe sanksione të BE”, përfundoi ish kryetari i OEK Safet Gërxhaliu.

//



#Shala #Raporti #qeverisë #bizneset #në #një #situatë #krize #të #jashtëzakonshme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button