Aktualitet

Vazhdojnë zjarret në Gjirokastër, flakët në Parkun e Viroit rrezikojnë banesat

Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër.

Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym dhe smog.

Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi.

Shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat.

#Vazhdojnë #zjarret #në #Gjirokastër #flakët #në #Parkun #Viroit #rrezikojnë #banesat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button